Bërnabiq pas Samitit të Berlinit e kapluar nga pesimizmi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas samitit të Berlinit ka thënë se nuk mund të gjejë forcë për të qenë optimiste kur kanë kaluar gati 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Asociacioni Komunave me shumicë Serbe ende nuk është formuar

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një konferencë për media pas Samitit të Berlinit, ka bërë të ditur se nuk është optimiste edhe pse janë nënshkruar tre marrëveshje për mobilitetin në Ballkanin Perëndimor në këtë Samit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë tri marrëveshje në Berlin

Sipas saj BE-ja ka lejuar mosrespektimin e marrëveshjes të mëparshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Bërnabiq shtoi se BE po i detyron që të respektojnë dhe të bëjnë marrëveshje te reja me Kosovën.

Ajo tha se ka folur në Berlin me Josep Borell dhe Miroslav Lajçak për riregjistrimin e targave në Republikën e Kosovës dhe theksoi se Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet nga viti 2011, 2016 dhe 2021.

Bërnabiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se nuk mund të gjejë forcë për të qenë optimiste kur kanë kaluar gati 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Bashkimi i Komunave Serbe ende nuk është formuar, njoftojn mediumet serbe.

“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ende nuk ekziston. Kurti tha se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit, dhe nga ana tjetër po na bëjnë presion që të shkojmë në marrëveshje të tjera apo përfundimtare, si do ta quani ju. kur e para nuk është zbatuar për 10 vjet marrëveshje… Këtu bëhet fjalë edhe për besueshmërinë e BE-së, sepse përveç nënshkrimeve të Serbisë dhe Kosovës , është edhe nënshkrimi i BE-së”, theksoi Bërnabiq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika