Bërnabiq: SHBA-ja ka premtuar se formimi i Asociacionit do të nisë në janar

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se e vetmja gjë e rëndësishme është premtimi i SHBA-së se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të nisë në janar

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se nuk ka ndonjë pritshmëri “të mirë apo të keqe”, nga vizita e këshilltarit të lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në Kosovë e Serbi.

Ajo ka thënë se nga SHBA-ja “duhet ta përmbushë premtimin e saj” që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Nuk kam asnjë pritshmëri, as të mirë as të keqe. E vetmja gjë që mendoj se është e rëndësishme dhe është në tavolinë është premtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se formimi i Asociacionit të komunave serbe do të nisë në janar. Kjo do të ishte shumë mirë, që do të ishte zbatim i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Bërnabiq për “TV Pink”, shkruan Danas.

Bërnabiq ka shpërndarë edhe një postim të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë se “plani i dy Gjermanive nuk është zgjidhje për Qipron, por proces që duhet të kalojë nëpërmjet Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe në përputhje me rezolutat e OKB-së”.

“Kur shihni Serbinë, është vetëm një alternativë, dhe nuk është zgjidhje nën kujdes të OKB-së dhe respektim të rezolutës së OKB-së. Ky është realiteti dhe ne duhet të punojmë në ato korniza dhe t’i mbrojmë interesat tona”, theksoi ajo.

Bërnabiq ka thënë se ka marrë garanci nga presidenti i Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raissi, me të cilin ka biseduar në Dubai, se gjatë mandatit të tij do të përpiqet të “mos e politizojë” organizatën.

Sipas saj, kjo nënkupton se s’do të ketë anëtarësim të Kosovës në Interpol.

Ndryshe, këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit (DASh), Derek Chollet, të mërkurën e 11 janarit do ta vizitojë Kosovën.

Këtë vizitë do ta bëjë në mes të përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Chollet do të qëndrojë më 11 janar edhe në Shkup, ndërkaq një ditë më pas do ta vizitojë edhe Serbinë.

Në Prishtinë, Chollet fillimisht do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 13:30, ndërkaq një orë më pas është paraparë takimi me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit të DASH-it, ai do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë për integrimin euroatlantik, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, të bazuar në njohje reciproke.

Vizita e Chollet në Kosovë dhe Serbi vjen disa javë pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, që kulmoi me vendosjen e barrikadave nga grupe të serbëve lokalë në veri të shtetit, për shkak të arrestimit të një ish-polici serb.

Vetë Chollet deklaroi se u shpenzuan kohë në përpjekjet diplomatike në uljen e tensioneve, në vend se palët të përqendroheshin në dialog.

Në këtë drejtim, ai ka përmendur planin franko-gjerman, apo siç po quhet së fundi edhe si plani i BE-së, që synon çuarjen përpara të dialogut drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika