Besa Kokëdhima: Më vjen keq që nuk kaluam në finalen e Eurovisionit, uroj t’ju kem bërë krenarë

Këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima ka falënderuar fansat e saj për mbështetjen pas përfundimit të gjysmëfinales së dytë të “Eurovision 2024”, ku ajo nuk arriti ta çonte Shqipërinë në finalen e së shtunës.

Në një video të ngarkuar në InstaStory, Besa u drejtua admiruesve dhe bashkëatdhetarëve të saj me një zë të ngrohtë dhe falënderues, duke theksuar punën dhe përkushtimin e saj gjatë muajve të përgatitjes për konkursin e madh muzikor evropian.

“I falënderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj dhe për mesazhet që më keni dërguar. E kemi bërë një punë shumë serioze dhe rigoroze gjatë këtyre muajve për të realizuar një përfaqësim dinjitoz”, tha ajo në videon e saj. “Më vjen keq që nuk kaluam në finale, por kjo është pjesë e garës dhe ne nuk i përcaktojmë rregullat”, shtoi këngëtarja.

Besa shprehet mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe shpreson se fansat e saj kanë shijuar performancën e saj.

“Shpresoj të ju kem bërë krenarë, dhe kjo është çdo gjë që ma mbush shpirtin plot. Ju falënderoj shumë shumë”, tha Kokëdhima.

Me një zë të mbushur me emocion, Besa i përfundoi fjalët e saj me një mesazh të ndier për shqiptarët kudo në botë: “Ju dua fort shqipe kudo që jeni”.

Midis 16 shteteve në garë për finalen e së shtunës, Shqipëria është ndalur në gjysmëfinale.

Të mërkurën, në natën e dytë gjysmëfinale nuk ka bërë vend në dhjetëshen e dytë të finalistëve.

Ka qenë Besa Kokëdhima me “Titan” që ka përfaqësuar vendin në edicionin e 68-të të Garës Evropiane të Këngës. Sivjet Shqipëria ka pasur përfaqësim jubilar, të 20-n.

Në finale janë kualifikuar: Letonia, Austria, Holanda, Norvegjia, Izraeli, Greqia, Estonia, Zvicra, Gjeorgjia dhe Armenia. Në finale i presin edhe Franca, Spanja, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar si pesëshja e madhe, si dhe Suedia nikoqire. Në natën e parë qenë kualifikuar Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.

Sivjet garojnë 37 vende.

Finalja e “Eurovision 2024” përndryshe zhvillohet sonte në “Malmo Arena” të Suedisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika