Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

"Meqë ra fjala, Enver Sekiraqa nuk është arratisur, ndaj mos i kryqëzoni ata që e kanë lënë të lirë, e mos i lavdëroni as ata që në shkelje të ligjit dhe kushtetutes e kanë urdhëruar masën e paraburgimit", kështu është shprehur avokati Besnik Berisha lidhur me reagimet e shumta që po bëhen për arratisjen e Enver Sekiraqës, i cili është i dyshuar për nxitje të vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza

Besnik Berisha, Avokat

Avokati, Besnik Berisha ka deklaruar se Enver Sekiraqa i cili dyshohet për nxitje të vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza nuk është në arrati. Teksa ka shtuar se nuk duhet të i ‘kryqëzojmë’ institucionet e drejtësisë nëse e kanë lënë të lirë Enver Sekiraqën e as që të i ‘lavdërojmë” ata që i shqiptuan masën e arrestit shtëpiak në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se sa më shumë reagime nga politikanët për arratisjen e Enver Sekiraqës i shtohet bindja se ai nuk mund të ketë gjykim të drejtë në një ambient si ky.

“Meqe ra fjala, Enver Sekiraqa nuk eshte arratisur, ndaj mos i kryqezoni ata qe e kane lene te lire, e mos i lavderoni as ata qe ne shkelje te ligjit dhe kushtetutes e kane urdheru masen e paraburgimit” u shpreh Berisha.

 

“Gangsteri i Prishtinës”, kush është Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës?

Enver Sekiraqa tashmë prej gati dy dekadash është emër i njohur për sistemin e drejtësisë dhe shoqërisë kosovare.

Si i dyshuar për nxitje të vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, ai vazhdon akoma të endet në sallat e gjykatave.

Por këtë të shtune, ky person u arratis nga shtëpia e tij. Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit kishte vendosur që atë ta kthejë në paraburgim gjatë kohës kur ishte i dënuar me 25 vjet burg

Lajmi për arratisjen e tij u konfirmua për mediat nga Policia e Kosovës dhe u bë e ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim të Sekiraqës në të gjitha vendkalimet kufitare.

 

“Gangsteri i Prishtinës”, kush është Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës?

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika