Besnik Berisha zgjidhet kryetar i ri, çka po ndodh në KPM?

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), e thirrur nga anëtarja Luljeta Aliu, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i këtij institucioni. Ky vendim erdhi pasi me tri vota pro, një kundër dhe një abstenim, KPM-ja miratoi ndryshimet në rregulloren e brendshme, duke i hapur rrugë procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Mes kundërshtimeve dhe kritikave ndryshohet rregullorja e brendshme e KPM-së

Berisha mori katër vota pro, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Ai do të marrë detyrën e re nga data 21 janar, pas përfundimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.

Emri i Berishës u propozua nga një prej anëtarëve të KPM-së, ndërsa Luljeta Aliu, e cila thirri mbledhjen, është propozuar për pozicionin e nënkryetares.

Gjatë mbledhjes, Mehmeti shprehu kundërshtimin e tij për vazhdimin e saj, duke deklaruar se nuk ndjente siguri juridike për të vijuar procesin.

“Jam i vetëdijshëm se mandatin e anëtarit nuk ma keni marrë sepse ma ka dhënë Kuvendi… unë nuk ndjejë siguri juridike me e vazhdu mbledhjen, unë po ja kaloj Kryetarit të ri me e vazhdu mbledhjen… Në interpretimin tash nuk kam legjitimitet me e vazhdu mbledhjen. Nëse doni po e bëjmë një pauzë deri ta shohë unë rrugën…”, ka thënë Mehmeti.

Anëtari i KPM-së, Fitim Veliu, iu përgjigj Mehmetit, duke theksuar se nuk ishte votuar për shkarkimin e tij dhe se mandati i tij përfundon më 21 janar.

“Unë nuk kam votuar për shkarkim dhe nuk votoj… sepse të kemi përkrahur ta kemi dhënë votën dhe je deri më fund të mandatit, deri më 21.”

Pas kërkesë së Mehmetit mbledhja shkoi më pauzë.

“E bëjmë një pauzë, nuk mundem me ju premtu sa e si zgjatë”, ka thënë Mehmeti.

Në mbledhje u propozua edhe emri i Luljeta Aliut dhe Fitim Aliu për pozicionin e nënkryetarit, ndërsa votimi për këtë post nuk u realizua.

Zhvillimet e fundit në KPM kanë nxitur reagime, përfshirë juristen e medias, Flutura Kusari, e cila i ka cilësuar këto ndryshime si përpjekje për kapjen e institucionit nga pushteti.

“Kapja politike e KPM-së u kompletua

Siç ju paralajmërova:

1. Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm

2. Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së

3. KPM tash ka kryetar dhe nënkryetare jolegjitimë.

Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione.

Ne punën tonë e kryme, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika