Zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi nuk i është lejuar ta vizitojë Beogradin, ashtu siç ishte paralajmëruar të mërkurën nga Zyre e Kryeministrit.
Nga kabineti i Besnik Bislimit, kanë thënë për Rtv Dukagjinin, se janë duke u kthyer në Kosovë, dhe se për të dhënë detaje do ta mbajë një deklaratë për media në pikën kufitare në Merdare.
Bislimi pritej të marrë pjesë në një konferencë për marrëdhënie ndëretnike, me temë diskutimi dialogun diplomatik
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.