Besnik Mujeci përjashtohet nga Lëvizja Vetëvendosje

Sekretari organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, Alim Rama ka bërë të ditur se pas arrestimit në Shqipërsi të asamblistit Besnik Mujeci, ky i fundit është përjashtuar nga strukturat e LVV-së

Besnik Mujeci

Asamblisti, Besnik Mujeci është përjashtuar nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e subjektit politik, Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur Alim Rama, Sekretar organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ai.


Një vendim i tillë i LVV-së vie pas arrestimit të Mujevcit gjatë ditës së sotme në Shqipëri.

Mujeci dyshohet se bashkë me katër persona të tjerë kanë tentuar të transportojnë 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

Mujeci, sic raporton Policia e Shqipërisë, kishte transportuar lëndë narkotike duke i përdorur autoubusët në sezonën turistike nga Kosova në Shqipëri.

“Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur më herët të martën se kanë nisur procedurat diciplinore ndaj asamblistit Mujeci.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika