Betim Fazliji, mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës është transferuar te St Paili nga St Gallen.
Detajet e transferimit ende nuk janë bërë të ditura.
“Pak para fillimit të sezonit, FC St. Pauli merr një tjetër përforcim. Mbrojtësi gjithëpërfshirës Betim Fazliji kalon nga klubi i divizionit të parë zviceran FC St. Gallen te bardhezinjtë”, njofton klubi gjerman.
“Të dy klubet kanë rënë dakord të mos i bëjnë të ditur kushtet e transferimit”.
Betim ka luajtur në St. Gallen që prej vitit 2014 dhe ka kaluar nëpër të gjitha ekipet e të rinjve.
Tani, futbollisti nga Kosova është pjesë e ekipit profesionist që nga viti 2019, për të cilin ka bërë 87 paraqitje në kategorinë e parë dhe nëntë paraqitje në kupë në tre sezone.
Betim Fazliji ka shënuar, gjithsej, pesë gola dhe një asistim.