Betimi i kryetarëve, të premten betohet kryetari i Mitrovicës Veriore

Ketë të premte betimin si kryetar i ri para asambleistëve do ta bëjë, Erden Atiq i cili në zgjedhjet   23 prillit u zgjodh në krye të Mitrovicës Veriore. Për televizionin Dukagjini, Ministri I MAPL-së, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se edhe tre kryetaret e komunave veriore pritet të vendosin për seancën solemne gjatë javës së ardhshme

Më 23 prill u zhvilluan zgjedhjet e  ashtëzakonshme në katër komunat veriore por betimi i kryetarëve të zgjedhur do të nis të bëhet tek këtë të premte.

I pari që do të mund të ushtroj detyrën e zgjedhur me votë të qytetarëve është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këtë për televizionin e ka konfirmuar ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, i cili ka thënë se tashmë kanë filluar diskutimin edhe për betimin e tre të zgjedhurve të tjerë të komunave veriore.

“Javen që lamë pas unë takovva kryetaret e zgjedhur dhe u dakordum që të vendosim për datat e  konstituimit të kuvendeve dhe tashm është vendosur që të premten në ora 11:00 të bëhet betimi për kryetarin e Mitrovicës Veriore dhe të gjitha insitucionet tashmë janë lajrmuar dhe janë në dijeni që ky betim do të bëhet të premten”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, betimi i kryetarëve të rinj do të bëhet në bazë të ligjit në fuqi.

“ Ditëve në vijim do të vendosim edhe për tri komunat e  tjera, nvaret prej kerkeses së kryetarëve por kur jemi të afatet duhet të dimë se janë 15 ditë e para kur kuvendi mund të thirret nga kryetari I zgjedhur seancen solemne, pas këtyre I takonë asambleistit më të vjetër ta thrret seancen solemne dhe pastaj janë edhe 15 ditë të tjera dhe janë gjithsej 45 ditë afat dhe nuk ka djegie të mandateve pasi ka ende afate”.

Ndonëse tashmë kanë filluar të vendosen datat për betim, analisti Artan Muhaxhiri mendon se këto komuna sërisht mund të shkojnë në zgjedhje.

“ Zgjedhjet në veri kanë qenë jo normalitet politik dhe Qeveria e ka shumë të vështir të ballafaqohet më veprime që mund të jenë të pazbatueshme. Vendosi ti mbajë zgjedhjet por tani është problem konstituimi I kuvendit dhe betimi I kryetarëve dhe besoj se ne një të ardhme të afert mund të kemi zgjedhje të reja pasi nuk mund të vazhdohet kështu”, ka thënë Muhaxhiri.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës janë zhvilluar më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjeve në nëntor të vitit 2022, të kryetarëve që vijnë nga Lista Serbe e të cilët kishin vendosur që bashkë me votuesit serbë të bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika