Betohen 16 asamblistë të rinj në Zubin Potok

16 asamblistë të rinj janë betuar në një seancë solemne në Zubin Potok për të zëvendësuar asamblistët e Listës Serbe që kanë dhënë dorëheqje më 5 nëntor

FOTO: RTV DUKAGJINI

Të martën në një sallë të improvizuar në fshatin Çabër të Zubin Potokut është mbajtur mbledhja konstituive për zëvendësimin e asamblistëve.

Në këtë seancë janë betuar 16 asamblistë, të cilët do të jenë në zëvendësim të asamblistëve nga Lista Serbe që kanë dhënë dorëheqje më 5 nëntor.

13 prej tyre janë shqiptarë dhe tre janë serbë.

Ndërsa numri i përgjithshëm është 19 asamblistë, ku tre nga ta nuk kishin dhënë dorëheqje më parë.

Seanca është udhehequr nga zv.kryesuesi i kuvendit, Vedat Mehmeti dhe arsyeja për mbajtjen e kësaj seance në Çabër është për shkak të barrikadave të vendosura në veri nga serbët lokalë që nga 10 dhjetori.

Për të parë nga afër këtë betim, ishte edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në mbledhjen e mbajtur për betimin e asamblistëve të rinj të komunës së Zubin Potokut, nuk kanë marrë pjesë tre asamblistët serbë.

No description available.

Ministri Krasniqi ka treguar se për shkaqe të sigurisë të tre asamblistët seancën e kanë përcjellur online.

Ndryshe, më 14 dhjetor në Mitrovicë të Veriut janë betuar asamblistët e rinj, të cilët sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të zëvendësojnë asamblistët e Listës Serbe që kanë dhënë dorëheqje më 5 nëntor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika