Betohet sekretari i ri i Mbrojtjes së ShBA-së

Sekretari i ri i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth, është betuar zyrtarisht të shtunën.

Ai betimin e bëri para zëvendëspresidentit JD Vance.

Konfirmimi i tij si sekretar i 29-të i ShBA-së erdhi pak orë pasi Vance, votoi pro Hegseth për ta thyer barazimin në senat që ishte 50 me 50/

Sekretari i ri mbajti edhe një fjalim të shkurtër para senatit.

Në fjalën e tij, ai paraqiti parimet e tij që do ta udhëheqin në punë.

“Rikthimin e frymës luftarake në gjithçka që bëjmë, rindërtimin e ushtrisë dhe rivendosjen e fuqisë parandaluese. Ne nuk dëshirojmë luftëra, ne duam t’i parandalojmë ato… dhe duam t’u japim fund me përgjegjshmëri. Por nëse do na duhet të luftojmë, do ta bëjmë me forcë të jashtëzakonshme dhe të vendosur do ta shkatërrojmë armikun dhe do t’i rikthejmë djemtë tanë në atdhe”, tha Hegseth.

Pete Hegseth, e falënderoi presidentin Donald Trump, për mbështetjen dhe u zotua se do të përqendrohej në “vendosjen e Amerikës të parën” si dhe rindërtimin e ushtrisë amerikane.

Në një mesazh dërguar ushtarakëve amerikanë nëpërmjet postës elektronike, zoti Hegseth shkruante se “do të vazhdojmë të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë” duke përmendur në veçanti nevojën “për të parandaluar agresionin nga Kina komuniste në rajonin e Indo-Paqësorit… si dhe për t’u riorientuar drejt rreziqeve kryesore. Do t’u gjendemi krah aleatëve dhe armiqtë tanë e kanë marrë mesazhin”, tha ai, shkruan Zëri i Amerikës .

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika