Bexheti kritikon Qeverinë: Ia ka mundësuar Serbisë të përfshihet këmbë e duar në veri

Nuri Bexheti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me veprimet e saj në veri. Sipas Behxhetit, me qellim apo pa, me veprimet e ndërmarra në veri "i ka mundësuar Serbisë të përfshihet këmbë e duar në veri"

Profesori Nuri Bexheti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprimet e saj në lidhje me veriun, duke thënë se ka bërë gabime të mëdha në hapa dhe në veprime taktike.

Sipas tij, qeveria ka mundësuar që elementi serb dhe qeveria serbe të përfshihen në veri të vendit.

“Qeverisë së Kosovës s’i urojmë suksese të shtrimit të sovranitetit cep me cep të territorit. Urojmë që sovranitetit të shtrihet cep me cep. Për një kohë shumë të shkurt, Qeveria e Kosovës ka bërë gabime të mëdha në hapa dhe në veprime taktike. I ka mundësuar që elementi serb dhe qeveria serbe të involvohen me këmbë e duar në veri të Kosovës…”, ka thënë Bexheti në “Debat Plus”, teksa ishte duke komentuar deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë, Perparim Kryeziun.

Kryeziu e ka kritikuar kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin, për planin 9 pikësh të OSBE-së – për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës, i propozuar në korrik të viti të kaluar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika