Beyonce hap Oscars 2022 me performancën e parë live pas dy vjetësh

Gjatë mbrëmjes së djeshme të çmimeve Oscar, magjinë e hapjes së edicionit e solli Beyonce përmes performancës së saj.

Pas dy vjetësh larg performancave live, Beyonce u rikthye në mënyrë fantastike. Artistja, fituese e shumë çmimeve Grammy, nisi Oscars 2022 me performancën e “Be Alive”, e cila u nominua për këngën më të mirë origjinale.

Kënga u shkrua për filmin “King Richard”, i cili tregon historinë e babait të yjeve të tenisit, Serena dhe Venus Williams, dhe edukimin e tyre. Beyonce dhe kërcimtaret e saj, duke përfshirë vajzën e saj Blue Ivy, ishin të gjitha të veshura me të verdhë neoni, sikur ngjyra e një topi tenisi. Performanca u zhvillua në një fushë tenisi në Compton të Kalifornisë. Compton-i  është edhe vendi ku u rritën motrat Williams.

Beyonce dhe vajza e saj në hapjen e Akademisë Oscar 2022

Serena dhe Venus Williams, të cilat shërbyen si producente ekzekutive në film, prezantuan performancën. Kënga është një triumf pas dëshpërimit, dhe flet për vendosmërinë dhe shtytjen e palëkundur të familjes Williams.

Performanca e fundit e transmetuar e Beyonce ishte në memorialin e Kobe dhe Gianna Bryant në vitin 2020, A Celebration of Life.

“King Richard” është nominuar për filmin më të mirë. Will Smith, i cili luan rolin e babait të Serena dhe Venus Williams, Richard Williams, ishte i nominuar për aktorin më të mirë, çmim të cilin edhe e fitoi.

Për një listë të plotë të fituesve të 94-të të çmimeve Oscar, klikoni këtu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika