Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë homazhe për Mbretëreshën Elizabeth II, të dielën e 18 shtatorit.
Ai ka vlerësuar dinjitetin dhe përkushtimin e saj ndaj shërbimit.
Biden, është në mesin e shumë personaliteteve dhe mbretërve nga e gjithë Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika që do të marrin pjesë në funeralin e së hënës.
“Zemra tona janë me familjen mbretërore”, ka thënë Biden, shkruan Reuters.
Ndryshe, Mbretëresha mbretëroi për 70 vjet, duke shërbyer si një fener stabiliteti në një kohë të trazuar. Vdekja e saj ka shkaktuar një pikëllim të madh në Britani për monarken 96-vjeçare, e cila mbretëroi për 70 vjet.
Ajo vdiq në Rezidencën Mbretërore, Balmoral, shtëpinë e saj të dashur verore në malësitë skoceze. Shumë nga katër fëmijët e saj, tetë nipërit dhe 12 stërnipërit e saj ishin në Balmoral, duke përfshirë djalin e saj Princin Charles, trashëgimtarin e fronit.
Si Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar dhe 14 mbretërive të tjera, dhe krysuesja e Komonuelthit prej 54 vendesh, Elizabeth II ishte lehtësisht përfaqësuese e shtetit më i njohur në botë, gjatë një mbretërimi jashtëzakonisht të gjatë.
Dalja e saj e fundit publike ishte të martën, kur mbretëresha, duke buzëqeshur dhe duke mbajtur një shkop ecjeje, përshëndeti Liz Truss, kryeministren e re të Britanisë, në dhomën e pritjes në Balmoral.