Biden bisedë telefonike me Scholz, fokus ndihma ushtarake për Ukrainën

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, zhvilluan një bisedë telefonike të martën, bisedë e cila është fokusuar në mbështetjen për Ukrainën

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, të martën e 17 janarit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në këtë bisedë, ata kanë ritheksuar mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën dhe dënuan agresionin e Rusisë.

Presidenti Biden dhe kancelari Scholz diskutuan ndihmën e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.

Ndryshe, në fillim të janarit, Washingtoni dhe Berlini ranë dakord së bashku për të dërguar automjete luftarake për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Biden njoftoi se ShBA synonte të furnizonte Ukrainën me një raund tjetër ndihme sigurie, duke përfshirë automjete luftarake.

Ndërkaq, të enjten, sekretari i Mbrojtjes i ShBA-ve, Lloyd Austin dhe ministri i sapoemëruar gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pritet të takohen në Berlin.

Takimi në Ramstein, i organizuar nga Austin, do të fokusohet në më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Ndërsa në fillim të janarit të këtij viti, ShBA ka ndarë një paketë ndihme ushtarake me vlerë më shumë se 3 miliardë dollarë për Ukrainën.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika