Biden bisedon me Netanyahun pas sulmeve vdekjeprurëse në Izrael

"Sot fola me kryeministrin e Izraelit Benjamin Nentanyahu për sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit në Izrael. I ofrova mbështetjen tonë dhe përsërita angazhimin tim të palëkundur për sigurinë e Izraelit"

Biden bisedon me Netanyahun pas sulmeve vdekjeprurëse në Izrael

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, pas sulmeve vdekjeprurëse në Izrael nga grupi islamist palestinez Hamas.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Biden përmes një sotmi në X, duke theksuar se i ka ofruar mbështetjen  plotë kryeministrit izraelit për sigurinë e Izraelit.

“Sot fola me kryeministrin e Izraelit Benjamin Nentanyahu për sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit në Izrael. I ofrova mbështetjen tonë dhe përsërita angazhimin tim të palëkundur për sigurinë e Izraelit. Jill Biden dhe unë shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit”, ka shkruar Biden.

Ndërsa, të 70 persona janë vrarë në Izrael pasi grupi militant palestinez Hamas filloi sulmin e tij më të madh në vite. Militantët kaluan në Izrael nga Gaza nën breshërinë e raketave të rënda – dhe që atëherë kanë zënë robër dhjetëra izraelitë.

Kurse, Izraeli është përgjigjur me një valë sulmesh ajrore në objektiva në Gaza duke vrarë 198 persona.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika