Biden dhe Ursula von der Leyen diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti Biden kanë patur një diskutim të shkurtër mbi dialogun Serbi-Kosovë të udhëhequr nga BE-ja gjatë takimit të tyre

Ursula von der Leyen dhe Biden

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti Biden kanë patur një diskutim të shkurtër mbi dialogun Serbi-Kosovë të udhëhequr nga BE-ja gjatë takimit të tyre në Zyrën Ovale.

“Ne e prekëm shkurtimisht temën”, ka thënë  Ursula von der Leyen pak minuta pas përfundimit të takimit me presidentin Biden për “thepavlovictoday”.

Kur u bë presion për takimin e pritur të nivelit të lartë ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili do të zhvillohet më 18 mars në Ohër, në Maqedoninë e Veriut që do të kryesohet nga Josep Borell dhe Ursula von der Leyen, ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut pavarësisht çështjeve të vazhdueshme.

“Është shumë e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të vazhdojë. Nuk është e lehtë; ka ende shumë çështje për t’u zgjidhur, por po ecën në drejtimin e duhur”, ka thënë Von der Leyen, duke theksuar mbështetjen e fortë të dialogut nga SHBA.

Ajo ka shprehur “mbështetje të plotë nga të dyja palët tona për atë dialog”, derisa mesazhi i saj për presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti ishte i përmbledhur.

“Propozimi është tashmë në tryezë dhe ka një udhërrëfyes se si të arrijmë atje. Ne presim që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian.

Në fillim të kësaj jave, Ned Price, duke folur në emër të sekretarit Blinken, i tha Pavlovic Today se Shtetet e Bashkuara mbështesin propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duan që ai përfundimisht të rezultojë në “njohje reciproke”.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve të nivelit të lartë midis Serbisë dhe Kosovës në Ohër do të fokusohet në zbatimin e propozimit të BE-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika