Biden dhe Xi takohen javën e ardhshme

Biden dhe Xi, po ashtu, do të bisedojnë për krizat në botë, sikurse lufta Izrael-Hamas dhe pushtimi rus i Ukrainës, por edhe për tensionet në ishullin e Tajvanit

FOTO:AP

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, më 15 nëntor në San Francisko, në tentim për të “stabilizuar” raportet pas rritjes së tensioneve në mes të dy superfuqive, thanë zyrtarët amerikanë.

Takimi, që më herët nuk ishte konfirmuar, në pritet të prodhojë ndonjë rezultat të madh, por synon të shmangë konfliktin midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  thanë zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Biden dhe Xi, po ashtu, do të bisedojnë për krizat në botë, sikurse lufta Izrael-Hamas dhe pushtimi rus i Ukrainës, por edhe për tensionet në ishullin e Tajvanit, shkruan Rel.

Dy liderët nuk janë takuar që një vit dhe takimi i tyre i fundit ishte në Bali në nëntor të vitit 2022. Që atëherë, raportet në mes të Uashingtonit dhe Pekinit janë përkeqësuar.

“Presidenti Biden do të mirëpresë presidentin e Kinës, Xi Jinping, në San Francisko të Kalifornisë”, tha një zyrtar i lartë amerikan për gazetarët.

Biden dhe Xi do të marrin pjesë në Samitin për Bashkëpunim Ekonomik të Azi-Paqësorit javën e ardhshme.

“Qëllimi ynë është që të tentojmë të ndërmarrim hapa që synojnë stabilizimin e raporteve në mes të Shteteve të Bashkuara, të largojmë disa keqkuptime dhe të hapim linja të reja të komunikimit”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

“Ne jemi në garë me Kinën, por ne nuk kërkojmë konflikt konfrontues apo Luftë të re të Ftohtë”, shtoi ai.

Pekini ende nuk ka komentuar për këtë takim.

Tensionet në mes të Washingtonit dhe Pekinit janë rritur viteve të fundit. Më herët gjatë këtij viti, ShBA-ja tha se një balonë spiunazhi e Kinës fluturoi mbi territorin e saj.

Dy shtetet i kanë vendosur njëra-tjetrës barriera edhe kufizime ekonomike.

Tensionet në mes të ShBA-së dhe Kinës janë të larta, veçmas sa i përket Tajvanit, ishullit vetëqeverisës që Pekini pretendon se një ditë do të marrë kontrollin e tij, qoftë edhe me forcë.

Në takim, Biden pritet që të paralajmërojë liderin kinez kundër çdo ndërhyrjeje në zgjedhjet në Tajvan, të parapara për vitin e ardhshëm, dhe të kërkojë që Pekini të mos kryejë më stërvitje ushtarake afër Tajvanit.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika