Biden do të takohet me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman

Në takimin e Biden me Presidentin Abbas pritet të diskutohet për furnizimin me energji, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e sigurisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Biden do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite për të takuar Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Biden do të takohet me princin dhe babain e tij, mbretin Salman.

Liderët do të diskutojnë për furnizimin me energji, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e sigurisë.

Takimi i Biden me Presidentin Abbas në Betlehem të premten do të jetë takimi i nivelit më të lartë midis SHBA-së dhe palestinezëve qëkur palestinezët ngrinë lidhjet në një mosmarrëveshje mbi mbylljen e zyrës në Uashington të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) nga administrata Trump, më 2018.

Palestinezët duan që SHBA-të të bëjnë më shumë për të rifilluar bisedimet e paqes me Izraelin dhe për të rihapur konsullatën amerikane në Jerusalem, e cila shërbeu si një ambasadë për palestinezët përpara se të mbyllej përgjatë administratës së Presidentit Trump, më 2019.

SHBA-të priten të shtyjnë zyrtarët sauditë që të angazhohen për rritjen e prodhimit.

Të enjten, Arabia Saudite njoftoi se do të hapë hapësirën e saj ajrore për fluturimet izraelite, një vendim i mirëpritur nga SHBA-të.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka thënë se kjo “hap rrugën për një rajon më të integruar, më të qëndrueshëm dhe të sigurt të Lindjes së Mesme”.

Biden do të bëhet presidenti i parë amerikan që do të fluturojë drejtpërdrejt në Arabinë Saudite nga Tel Avivi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika