Biden: Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez, ata po vuajnë nga terrorizmi i tyre

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se shumica e palestinezëve nuk janë pjesë e Hamasit dhe se organizata nuk përfaqëson popullin, duke shtuar se ata po vuajnë nga terrorizmi i tyre

Presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar se shumica e palestinezëve nuk janë pjesë e organizatës Hamas dhe se kjo organizatë nuk përfaqëson popullin palestinez.

Në një deklaratë në platformën X, presidenti Biden ka thënë se edhe ata që janë pjesë e Palestinës po vuajnë nga aktet terroriste të Hamasit.

Ai ka thënë se është e rëndësishme të kemi një perceptim të qartë dhe të paanshëm rreth kësaj çështjeje.

“Nuk do të fshehim fjalët. Shumica dërrmuese e palestinezëve nuk janë pjesë e Hamasit. Dhe Hamas nuk përfaqëson popullin palestinez. Faktikisht, ata po vuajnë edhe ata si rezultat i terrorizmit të Hamasit. Ne duhet të jemi të qartë në lidhje me këtë realitet”, ka shkruar ai në X.

Lufta e Izraelit në Gazë i ka zhvendosur rreth 80 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë nga shtëpitë e tyre. Shumica e tyre i dëgjuan urdhrat e Izraelit për t’u zhvendosur në jug të territorit dhe rreth 1.5 milion prej tyre janë vendosur në Rafah, në afërsi të kufirit me Egjiptin.

Lufta nisi kur militantët e Hamasit u futën në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 pengje.


Rreth një e katërta e afro 130 pengjeve, që janë duke u mbajtur ende në Gazë, besohet se kanë vdekur.

Izraeli e ka bërë rrafsh me tokën shumicën e territorit palestinez si përgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit.

Më shumë se 29.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite prej atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika