Biden: Izraeli ka të drejtë ta mbrojë popullin e tij dhe pikë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka shprehur mbështetje të plotë ndaj Izraelit në ndjekje të sulmeve të grupit islamist palestinez. Biden ka thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij

Presidenti amerikan, Joe Biden. Fotografi ilustruese.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke komentuar sulmet e grupit islamist palestinez ndaj Izraelit ka thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrojë vetën dhe popullin e tij “dhe pikë”.

Biden i ka ofruar mbështetje e plotë shtetit izraelit, duke theksuar se “çdo palë armiqësore ndaj Izraelit” të mos kërkojë avantazhe.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij, pikë”, ka thënë Biden.

“Më lejoni ta them këtë sa më qartë që të mundem. Ky nuk është një moment që asnjë palë armiqësore ndaj Izraelit t’i shfrytëzojë këto sulme për të kërkuar avantazhe. Bota po shikon”.

Ai udhëzoi ekipin e tij të sigurisë kombëtare që të qëndrojë në kontakt për situatën me vendet në të gjithë rajonin duke përfshirë Egjiptin, Turqinë, Katarin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aleatët evropianë.

Ndërkaq, siç shkruan CNN të paktën rreth 200 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në Izrael. Ndërsa, në Gaza, të paktën 232 palestinezë kanë vdekur dhe më shumë se 1600 janë plagosur.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika