Biden ka një kusht për takimin me Putinin

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se nuk ka parë ndonjë lëvizje nga presidenti rus, Vladimir Putin, për lirimin e yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner, kështu Biden ka theksuar për CNN-in që do të takonte Putinin, nëse ai është i gatshëm të diskutojë lirimin e Grinerit





Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se do të takojë presidentin rus Vladimir Putin, vetëm nëse ky i fundit është i gatshëm që në samitin e ardhshëm të G20-s në Indonezi, të diskuton për lirimin e Grinerit.

“Nuk kam ndërmend të takohem me të. Por për shembull, nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të thoshte se dua të flasë për lirimin e Grinerit, do të takohesha me të”, ka thënë Bideni.

Kështu kur u pyet nëse kishte parë ndonjë veprim lidhur me rastin e basketbollistes Griner, ai u përgjigj “Jo nga Putini”.

Rasti i basketbollistes ka qenë me 4 gusht, që një Gjykatë në Rusi e ka dënuar Brittney Griner, basketbolliste femër në SHBA, me nëntë vjet burgim për posedim dhe kontrabandë të drogës.

Ndërsa, gjyqtarja e rastit, Anna Sotnikova, ka thënë se 31 vjeçarja Griner ka sjellur ilegalisht drogë në Rusi.





Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika