Joe Biden, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), ka rrëfyer se si familja e tij kishte qenë e varfër, në kushte të rënda ekonomike.
Tutje, ai i mban mend shumë mirë situatën e krizë në familjen e tij, kur prindit e Biden-it, nuk kishin para të mjaftueshme.
“Mbaj mend që u ula në tryezën e ngrënies së mamasë dhe babait tim dhe i shikoja ata të zgjidhnin se cilat fatura do të paguanin atë muaj, sepse nuk kishin para të mjaftueshme për t’i paguar të gjitha” ka shkruar në Facebook.
Ai ka thënë se e kupton se çfarë do të thotë kriza ekomomike, ai kishte qenë edhe vetë i varfër.
“Kjo është arsyeja pse unë po bëj gjithçka në fuqinë time për të ulur kostot për familjet”.