Biden: Kam në plan të rikandidoj, por nuk jam gati ta shpall vendimin zyrtarisht

Presidenti Joe Biden ka thënë të hënën se ka në plan të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por nuk është ende gati ta shpallë zyrtarisht vendimin

Ilustrim

Presidenti Joe Biden ka thënë të hënën se ka në plan të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por nuk është ende gati ta shpallë zyrtarisht vendimin.

“Kam në plan të kandidoj, por nuk jemi ende gati ta shpallim një vendim të tillë”, ka thënë presidenti Biden në një intervistë për emisionin “Today” të rrjetit televiziv NBC-së, përpara një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë lidhur me festën e Pashkëve.

Si presidenti Biden ashtu edhe Nënpresidentja Kamala Harris kanë thënë se do të kandidojnë së bashku.

Këshilltarët kryesorë të Shtëpisë së Bardhë pritet të marrin vendimin përfundimtar për nisjen e fushatës për rizgjedhje të zotit Biden, njoftoi ‘NBC News’, duke cituar disa burime të paidentifikuara.

“Vendimi është marrë, por atij nuk i pëlqen trysnia që po i bëhet për ta shpallur një vendim që ai tashmë e ka marrë”, tha një burim në dijeni të çështjes për rrjetin NBC. VoA

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika