Biden kishte hequr një ind kanceroz të lëkurës, thotë Shtëpia e Bardhë

Në një shënim të dhënë për mediat të premten, Kevin O'Connor, mjeku i presidetit të SHBA-së, Biden tha se indi u hoq nga gjoksi i Biden më 16 shkurt në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed jashtë Uashington DC

Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden i është hequr një ind kanceroz i lëkurës muajin e kaluar gjatë një kontrolli rutinë shëndetësor, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

“I gjithë indi kanceroz u hoq dhe nuk kërkohet trajtim i mëtejshëm”, tha mjeku i Biden.

I njëjti shtoi se Biden do të vazhdojë mbikëqyrjen dermatologjike si pjesë e kujdesit të tij shëndetësor të vazhdueshëm.

Presidenti 80-vjeçar kishte një ekzaminim fizik në shkurt, për të cilin Shtëpia e Bardhë tha se e gjeti atë të shëndetshëm dhe të gatshëm për detyrën.

Në një shënim të dhënë për mediat të premten, Kevin O’Connor, mjeku i Biden tha se indi u hoq nga gjoksi i Biden më 16 shkurt në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Walter Reed jashtë Uashington DC.

“Nuk kërkohet trajtim i mëtejshëm,” tha ai, duke shtuar se zona është “shëruar mirë” që nga marrja e biopsisë.

Shënimi thoshte se lloji i kancerit të gjetur – karcinoma e qelizave bazale – normalisht nuk përhapet, ose nuk jep metastaza.

Karcinoma e qelizave bazale dhe skuamoze janë dy format më të zakonshme të kancerit të lëkurës në SHBA, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

E diagnostikuar në 3.6 milionë amerikanë çdo vit, është forma më e shpeshtë e të gjitha kancereve, sipas Fondacionit të Kancerit të Lëkurës. Është me rritje të ngadaltë, i shërueshëm dhe shkakton dëme minimale nëse trajtohet herët.

Në janar, gruas së Biden, zonjës së parë Jill Biden, iu hoqën tri inde të kësaj natyre, ku dy prej tyre më vonë rezultuan pozitive për karcinomën e qelizave bazale.

Bidenit i janë hequr disa kancere të lëkurës jo melanoma në të kaluarën, përpara se të bëhej president.

Në një përmbledhje të vitit 2021 të shëndetit të tij, Dr O’Connor shkroi se lezionet e presidentit ishin hequr dhe “nuk ka zona të dyshimta për kancer të lëkurës në këtë kohë”, transmeton BBC.

Mjekët këshillojnë se mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin e lëkurës është mbulimi dhe përdorimi i kremrave kundër diellit, edhe gjatë dimrit.

Bidenët kanë qenë prej kohësh avokues të fortë për të luftuar dhe kuruar kancerin. Djali i tyre i rritur, Beau, vdiq në vitin 2015 nga kanceri i trurit.

Biden pritet gjerësisht të njoftojë se do të kërkojë një mandat të dytë në detyrë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika