Biden konfirmon marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se është arritur një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund dhunës në Liban mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Biden ka thënë gjithashtu se Izraeli “ruan të drejtën për vetëmbrojtje” nëse Hezbollahu “ose dikush tjetër” thyen marrëveshjen e sapo shpallur.

“Më lejoni të jem i qartë, nëse Hezbollahu ose dikush tjetër thyen marrëveshjen dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Izraelin, atëherë Izraeli ruan të drejtën për vetëmbrojtje, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Marrëveshja “paralajmëron një fillim të ri për Libanin” dhe ndihmon kombin të ruajë sovranitetin e tij, tha Biden.

Ai shtoi se asnjë trupë amerikane nuk do të vendoset në Libanin jugor.

Biden shtoi se populli i Gazës gjithashtu “meriton përfundimin e luftimeve dhe zhvendosjes” ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë në atë territor të rrethuar, raporton CNN përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika