Biden mesazh Putinit: Nëse sulmon aleatët tanë në NATO, do të kemi trupat amerikane në Rusi

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka shfaqur një qëndrim të fortë në lidhje me sigurinë e aleatëve të NATO-s duke theksuar se shkelja e traktatit të NATO-s do të ketë pasoja të rënda për Rusinë. Ai ka theksuar se NATO-ja ka luajtur një rol kyç në ruajtjen e paqes në Evropë dhe ka qenë guri i themelit të sigurisë amerikane

Ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, ka shfaqur një qëndrim të fortë në lidhje me sigurinë e aleatëve të NATO-s, duke bërë të qartë se çdo shkelje ndaj tyre do të ketë pasoja të rënda për Rusinë.

“Për 75 vite, NATO-ja ka ruajtur paqen në Europë, ka qenë guri i themelit të sigurisë amerikane. Dhe nëse Putin sulmon një aleat në NATO do të mbrojmë çdo centimetër të NATO-s, siç kërkon traktati. Do të kemi diçka që nuk e duam. E bëjmë të qartë që nuk e duam… nuk kërkojmë të kemi trupat amerikane duke luftuar në Rusi ose duke luftuar kundër Rusisë”, ka thënë presidenti Biden.

Presidenti vazhdoi duke theksuar se mungesa e përgjegjësisë ndaj terroristëve dhe diktatorëve mund të shkaktojë më shumë kaos dhe vdekje në botë dhe që kërcënimet ndaj Amerikës dhe botës do të shtohen me pasoja edhe më të rënda.

Presidenti Biden theksoi se “rritja e oreksit të presidentit rus, Putin për fuqi dhe kontroll në Ukrainë do të kishte ndikime të gjerë dhe është e rëndësishme të ndalohet përhapja e agresionit ndërkombëtar”.

Ai gjithashtu theksoi se suksesi i Izraelit dhe Ukrainës në konfliktet e tyre është jetik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe kërkoi një angazhim të fortë të administratës amerikane në të dyja këto konflikte.

Për të mbështetur këtë qëllim, presidenti Biden premtoi se do të kërkojë nga Kongresi një paketë ndihme miliarda dollarëshe për të ndihmuar Izraelin dhe Ukrainën. Ai gjithashtu përmendi se Hamasi dhe Putin paraqesin kërcënime të ndryshme, por kanë një qëllim të përbashkët për të sfiduar demokracitë fqinje.

Ndryshe, fjalimi i presidentit Biden pasoi vizitën e tij në Izrael, ku ai tregoi solidaritetin e SHBA-ve me Izraelin në betejën e tyre kundër Hamasit dhe bëri thirrje për ndihmë humanitare të shtuar për palestinezët në Rripin e Gazës. Presidenti u përqendrua në rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për këtë rajon në përpjekjen për të siguruar paqe dhe stabilitet.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika