Biden në nderim të Gorbachev: Ai ishte një njeri me vizion të jashtëzakonshëm

Joe Biden ka shprehur ngushëllimet e tij për personin që i dha fund Luftës së Ftohtë, Mikhail Gorbachev, i cili vdiq të martën e 30 korrikut. Biden gjithashtu theksoi vizionin e Gorbachovit dhe guximin e tij per të qenë një reformator

Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka shkruar një deklaratë në nderim dhe kujtim për ish-presidentin e fundit sovjetik Mikhail Gorbachev, i cili vdiq të martën e 30 korrikut.

Biden ka shkruar se Mikhail Gorbachev ishte një njeri me vizion të jashtëzakonshëm.

Më tej ai ka shkruar se kur Gobrbachev erdhi në pushtet, Lufta e Ftohtë kishte vazhduar për afro 40 vjet, dhe gjithashtu komunizmi dhe më shumë, me pasoja shkatërruese.

“Kur ai erdhi në pushtet, Lufta e Ftohtë kishte vazhduar për afro 40 vjet dhe komunizmi për më shumë, me pasoja shkatërruese. Pak zyrtarë të nivelit të lartë sovjetik patën guximin të pranonin se gjërat duhej të ndryshonin” ka shkruar Biden”

Gjatë kohës kur Gorbachev ishte në pushtet, Biden ishte anëtar i Komisionit të Senatit për marrëdhënie me Jashtë.

“Pas dekadash represioni brutal politik, ai përqafoi reformat demokratike”, ka shtuar Biden.

“Ai besonte te glasnosti dhe perestrojka – tranparenca dhe ristrukturimi – jo si slogane të thjeshta, por si rruga përpara për popullin e Bashkimit Sovjetik pas kaq shumë vitesh izolimi dhe privimi” ka thënë mes të tjerash Biden.

Biden këto veprime të Gorbachev-it, i quajti veprime të një lideri të rrallë, një lideri me imagjinatën për të parë se një e ardhme ndryshe ishte e mundur dhe me guximin për të rrezikuar të gjithë karrierën e tij për ta arritur atë.

Biden tha gjithashtu në deklaratën e tij se Gorbaçev-i vazhdoi punën e tij për të ndihmuar në reduktimin e rezervave bërthamore të të dy vendeve, duke vënë në dukje se ai e kuptonte pse ish-udhëheqësi sovjetik vlerësohej shumë.

“Edhe vite pas largimit nga detyra, ai ishte ende thellësisht i angazhuar. Kur zoti Gorbachev vizitoi Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009, ai dhe unë folëm për një kohë të gjatë për punën e vazhdueshme të vendeve tona për të reduktuar rezervat bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë. Ishte e lehtë të shihej pse kaq shumë njerëz në mbarë botën e vlerësonin atë me një vlerësim kaq të lartë”, ka shtuar Biden.

Biden e ka përfunduar deklaratën duke i dërguar ngushllimet e tij familjes, miqve, dhe të gjithë njerëzve që kanë përfituar nga besimi i Gorbachevit në një botë më të mirë.

Vdes Mikhail Gorbachev, personi që i dha fund Luftës së Ftohtë

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika