Biden nënshkruan ligjin mbi klimën, kujdesin shëndetësor dhe taksat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nënshkruar një projektligj me vlerë miliarda dollarësh që synon të luftojë ndryshimet klimatike dhe të rrisë taksat mbi koorporatat e mëdha, projektligj ky që konsiderohet si paketa më e madhe klimatike në historinë e ShBA-së

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë në Washington DC, ku nënshkroi ligjin për Reduktimin e Inflacionit më 16 gusht, FOTO: REUTERS

Të martën e 16 gushtit, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Joe Biden ka nënshkruar një projekt-ligj që synon të luftojë ndryshimet klimatike , të rrisë taksat mbi koorporatat dhe të zgjerojë mbulimin e kujdesit shëndetësor, raporton Reuters.

Projektligji, i quajtur “Akti i Reduktimit të Inflacionit”, është një arritje e madhe legjislative për demokratët përpara zgjedhjeve afatmesme si dhe konsiderohet si paketa më e madhe klimatike në historinë e ShBA-së dhe bëhet menjëherë një nga elementët kyç të presidencës dyvjeçare të Biden-it.

Ajo kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin javën e kaluar me mbështetjen e çdo demokrati por të asnjë republikani.

Në këtë paketë përfshihen masa të dizajnuara për të mbështetur alternativat e energjisë me emetim të ulët dhe për të ulur emetimet e gazrave serrë, si dhe për të ulur çmimet e barnave me recetë dhe për të rritur taksat ndaj koorporatave dhe të pasurve.

Legjislacioni do të mbledhë 700 miliardë dollarë nëpërmjet rritjes së taksave të korporatave dhe kursimeve të barnave me recetë, dhe do të shpenzojë rreth 400 miliardë dollarë për energjinë e pastër dhe dispozitat e kujdesit shëndetësor.

“Ky projekt-ligj është hapi më i madh përpara për të luftuar ndryshimet klimatike,” ka thënë Biden në një ceremoni nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë.

Kritikët republikanë kanë sulmuar shumë elementë të projektligjit, duke pohuar se shpenzimet e tij do të përshpejtojnë inflacionin në vend që ta frenojnë atë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika