Biden nënshkruan urdhrin që përshpejton procesin e dërgimit të armëve në Ukrainë

Shtetet e Bashkuar të Amerikës e kanë ringjallur ligjin e vjetër që ishte përdorur gjatë Luftës se Dytë Botërore, vetëm se për ta përkrahur Ukrainë kundër agresioni rus

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës Joe Biden

Presidenti i Shteteve Bashkuar të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka nënshkruar urdhrin që përshpejton procesin e dërgimit të armëve në Ukrainë.

Këto dërgesa të armëve amerikane në Ukrainë do të bëhen përmes një ligji të bazuar në rastin e Luftës së Dytë Botërore, që ndihmoi aleatët amerikanë të mposhtin Gjermaninë naziste.

Në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan nënshkroi Aktin e huadhënies në Uashington, duke thënë se SHBA-të mbështsin “luftën e ukrainasve për të mbrojtur vendin dhe demokracinë e tyre kundër luftës brutale të Putinit”.

Pamje nga lufta në Ukrainë, në mesin e luftëtarëve edh epresidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

Biden kishte pranuar se tashmë janë shpenzuar miliarda dollarë nga Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se “përkujdesja ndaj agresionit është edhe më e kushtueshme”, raporton The Guardian.

Akti i huadhënies, që thjeshton rrjedhën e pajisjeve ushtarake, “bazohet në një program të epokës së Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar Evropën, t’i rezistojë Hitlerit”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti vuri në dukje se ai po nënshkruante aktin, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore shënuan Ditën e Fitores në Evropë, dhe humbjen e Gjermanisë së Adolf Hitlerit në vitin 1945.

Pamje nga Lufta e Dytë Botërore, Adolf Hitler në mesin e ushtarëve gjerman

Ai, gjithashtu, nënvizoi se e hëna shënoi përvjetorin e 9 majit – Dita e Evropës, e cila shënon themelimin e Bashkimit Evropian në vitin 1950 dhe krijimin e një “fuqie ekonomike” dhe “forcë globale për paqen”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika