Biden pret të enjten kryeministren e Suedisë dhe presidentin finlandez

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të takojë presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson në Washington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, të enjten do të takojë presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson në Washington, për të diskutuar aplikimin për anëtarësim në NATO.

SHBA-ja po mbështet përpjekjet e dy vendeve për t’u bashkuar në aleancën veriatlantike.

Nëse ato kanë sukses të pranohen, NATO do të rritet në 32 anëtarë, shkruan BBC.

“E mirëpres dhe i mbështes fuqishëm aplikimet historike nga Suedia dhe Finlanda për anëtarësim në NATO”, ka thënë Biden të mërkurën.

Të dy vendet nordike kanë bërë aplikimin në kohën kur po ndodh edhe pushtimi rus në Ukrainë, duke ngrehur dyshimet nga Kremlini dhe lëvizjet e tij të cilat nuk do të sjellin stabilitet në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë të mërkurën se Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën më të madhe ushtarake në botë, NATO-n.

“Unë mirëpres ngrohtësisht kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. “Ju jeni partnerët tanë më të ngushtë”, ka thënë Stoltenberg, pas marrjes së letrave të aplikimit nga ambasadorët e dy vendeve nordike.

“Kjo është një ditë e mirë në një moment kritik për sigurinë tonë”.

Aplikacioni tani duhet të peshohet nga 30 vendet anëtare. Ky proces pritet të zgjasë rreth dy javë, megjithëse presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur rezerva për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.

Nëse kapërcehen kundërshtimet e tij dhe bisedimet e pranimit shkojnë ashtu siç pritej, të dy shtetet mund të bëhen anëtare brenda pak muajsh. Procesi zakonisht zgjat tetë deri në 12 muaj, por NATO dëshiron të lëvizë shpejt, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia që qëndron mbi kokat e vendeve nordike.

Finlanda dhe Suedia bashkëpunojnë ngushtë me NATO-n. Ata kanë demokraci funksionale, forca të armatosura të mirëfinancuara dhe kontribuojnë në operacionet ushtarake të aleancës dhe policimin ajror. Çdo pengesë me të cilën përballen do të jetë thjesht e një natyre teknike, ose ndoshta politike.

Procesi i anëtarësimit në NATO nuk është zyrtarizuar dhe hapat mund të ndryshojnë. Por së pari kërkesat e tyre për t’u anëtarësuar do të shqyrtohen në një seancë të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NATO) të 30 vendeve anëtare, ndoshta në nivel ambasadori.

NATO do të vendosë nëse do të shkojë drejt anëtarësimit, dhe çfarë hapash duhet të ndërmerren për ta arritur atë. Kjo më së shumti varet nga sa mirë janë të harmonizuara vendet kandidate me standardet politike, ushtarake dhe ligjore të NATO-s, dhe nëse ato kontribuojnë në sigurinë në zonën e Atlantikut të Veriut.

Suedia dhe Finlanda aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në NATO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika