Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe, diskutime mbi Gazën

Presidenti Joe Biden do të presë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, të hënën për bisedime mbi çështje globale, duke përfshirë luftën në Gazë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta presë të hënën në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan për bisedime mbi çështje që variojnë nga lufta në Gazë, Sudani dhe zhvillimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka theksuar se vizita do të jetë e para e një presidenti të vendit arab në Uashington, duke shtuar se Nënpresidentja Kamala Harris do të takohet veçmas me udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Diskutimet do të përqendrohen gjithashtu tek ndryshimet klimatike dhe energjia e pastër, u ka thënë zëdhënësi Kirby gazetarëve, transmeton VOA.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika