Biden: Putin bëri gabim të madh që pezulloi traktatin për armët bërthamore

Presidenti amerikan, Joe Biden. Fotografi ilustruese.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, bëri “gabim të madh” kur një ditë më parë njoftoi se Rusia po pezullonte pjesëmarrjen në traktatin e armëve bërthamore New START.

Biden i bëri këto komente për gazetarët teksa arriti në pallatin presidencial në Varshavë, ku do të marrë pjesë në samitin e nëntë shteteve të Evropës Lindore, shkruan REL.

Ky samit, ku marrin pjesë disa shtete të NATO-s, po zhvillohet në ditën e dytë të vizitës së Bidenit në Poloni.

I ashtuquajturi Grupi i nëntë i Bukureshtit përfaqëson vendet që përbëjnë krahun lindor të NATO-s.

Aty bëjnë pjesë: Polonia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika