Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka menduar se Ukraina është e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë.
E, sipas Biden, Putin thjesht gaboi, pasi një vit më vonë, janë duke qëndruar së bashku – të bashkuar me popullin me Ukrainës.
“Putin mendonte se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë. Ai mendoi se mund të na kalonte. Ai thjesht gaboi. Një vit më vonë, këtu ne qëndrojmë së bashku – të bashkuar me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Biden në Twitter.
Putin thought Ukraine was weak and the West was divided.
He thought he could outlast us.
He was just plain wrong. One year later, here we stand together – united with the people of Ukraine.
— President Biden (@POTUS) February 20, 2023
Biden bëri jë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë të hënën për t’u takuar me Presidentin Volodymyr Zelenskyy
“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë”, deklaroi Biden pas takimit me Zelenskyy në Pallatin Mariinsky.
Biden kaloi më shumë se pesë orë në kryeqytetin ukrainas, duke u konsultuar me Zelenskyy për hapat e ardhshëm, duke nderuar ushtarët e rënë të vendit dhe duke parë stafin e ambasadës amerikane në vendin e rrethuar.