Biden reagon ndaj sulmeve me raketa mes Izraelit dhe Hezbollahut

Izraeli e kreu sulme ajrore parandaluese në jug të Libanit mëngjesin e së dielës, ndërsa Hezbollahut i shkrepi qindra raketa në drejtim të tokës izraelite për t’u hakmarrë për vrasjen e njërit prej komandantëve kryesor të tij muajin e kaluar

Presidenti amerikan, Joe Biden.

Izraeli e kreu sulme ajrore parandaluese në jug të Libanit mëngjesin e së dielës, ndërsa Hezbollahut i shkrepi qindra raketa në drejtim të tokës izraelite për t’u hakmarrë për vrasjen e njërit prej komandantëve kryesor të tij muajin e kaluar.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka urdhëruar zyrtarët të mbajnë komunikim të ngushtë me Izraelin pas sulmeve ndërmjet tij dhe Hezbollahut në Liban, që nisën herët të dielën.

Bideni ka deklaruar se do të “vazhdojë të mbështesë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, sipas një zëdhënësi të sigurisë kombëtare, raporton BBC.

Pentagoni ka reaguar gjithashtu duke thënë se SHBA-ja është “e vendosur për të mbështetur” mbrojtjen e Izraelit.

Hezbollahu thotë se ka lëshuar më shumë se 320 raketa drejt Izraelit

Grupi militant Hezbollahu pretendon se ka lëshuar më shumë se 320 raketa drejt Izraelit, mëngjesin e së dielës.

Në një deklaratë, grupi libanez i mbështetur nga Irani thotë se shënjestroi 11 objekte ushtarake në Izraelin verior me qindra raketa Katyusha.

Sipas tij, “faza e parë” e sulmit kundër Izraelit ka përfunduar.

“Është faza e shënjestrimit të kazermave dhe vendeve izraelite”, thuhet në deklaratën e grupit.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë po godasin objektivat e Hezbollahut në Liban pasi zbuluan lëvizje të tyre për të lëshuar raketa në Izrael.

“Në një akt vetëmbrojtjeje për të hequr këto kërcënime, IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) po godet objektivat e terrorit”, ka thënë zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari, raporton BBC.

Izraeli ka thënë se civilët libanezë ishin paralajmëruar që të largoheshin menjëherë nga zonat ku vepronte Hezbollahu, një grup mysliman shiit i mbështetur nga Irani.

Menjëherë më pas, Hezbollahu kishte bërë të ditur se kishte nisur një sulm në shkallë të gjerë me dron mbi Izraelin, në përgjigje të vrasjes së muajit të kaluar të komandantit të lartë ushtarak të grupit.

Sirenat paralajmëruese të raketave në hyrje u dëgjuan të dielën herët në të gjithë Izraelin verior.

Nuk pati raportime të menjëhershme për ndonjë të lënduar.

Në një deklaratë, IDF tha se Hezbollahu “sapo ka lëshuar mbi 150 predha nga Libani drejt territorit izraelit”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se ka thirrur një takim urgjent të kabinetit të tij të sigurisë.

Izraeli ka shkëmbyer zjarr me grupin militant me bazë në Liban që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar me Hamasin në Rripin e Gazës.

Hamasi, ashtu si Hezbollahu, mbështetet nga Irani.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika