Biden shpalos propozimin e Izraelit për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e shpalosi të premten vonë një propozim trefazësh të Izraelit për përfundimin e konfliktit në Rripin e Gazës, duke thënë se “ka ardhur koha që kjo luftë të marrë fund”.

Faza e parë përfshin një armëpushim gjashtëjavor, gjatë të cilit forcat izraelite do të tërhiqeshin nga “të gjitha zonat e banuara “ të Gazës, disa pengje – të moshuar dhe gra – do të liroheshin në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë; civilët palestinezë do të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazë; dhe 600 kamionë në ditë do të dërgonin ndihmë humanitare në enklavën e rrënuar.

Në këtë fazë, Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – dhe Izraeli do të bisedonin për një armëpushim të përhershëm, për të cilin Biden tha se do të zgjaste “për aq gjatë sa Hamasi u përmbahet zotimeve të veta”.

Nëse bisedimet zgjasin më shumë se gjashtë javë, armëpushimi i përkohshëm zgjatet gjithashtu për aq kohë sa vazhdojnë bisedimet.

Në fazën e dytë, Biden tha se do të shkëmbeheshin të gjitha pengjet e gjalla, përfshirë ushtarë; forcat izraelite do të tërhiqeshin nga Gaza dhe armëpushimi i përhershëm do të niste.

Faza e tretë parasheh një plan të madh rindërtimi për Gazën, si dhe rikthimin e “mbetjeve të fundit” të pengjeve te familjet e tyre.

“Ka ardhur koha që kjo luftë të marrë fund dhe që të nisë një ditë e re”, tha Biden.

Hamasi – të cilit ia dorëzoi propozimin ndërmjetësi Katari – reagoi pozitivisht ndaj tij përmes një komunikate.

Hamasi tha se është i gatshëm të angazhohet “pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive” për çfarëdo propozimi që parasheh armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite, rindërtimin e Gazës, kthimin e të zhvendosurve, dhe një shkëmbim “të mirëfilltë” të të burgosurve, “nëse Izraeli njofton qartazi se është i përkushtuar për marrëveshje të tillë”.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai e ka autorizuar ekipin e tij negociues ta paraqesë marrëveshjen, derisa “ka ngulur këmbë se lufta nuk do të përfundojë pa u arritur të gjitha synimet, përfshirë kthimin e të gjitha pengjeve tona, si dhe shfarosjen e kapaciteteve qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit”./BBC

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika