Biden takon krerët shtetërorë britanikë para samitit të NATO-s

Presidenti amerikan, Joe Biden ka nisur takimin me krerët shtetërorë britanikë para samitit të NATO-s

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se miqësia me Britaninë është “e fortë” gjatë qëndrimit të hënën në Londër, para samitit të NATO-s ku pritet që Perëndimi të shfaqë vendosmërinë për të ndihmuar Ukrainën.

Biden nisi vizitën në Londër të dielën, ndërkaq të hënën u takua me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Më vonë gjatë ditës ai është takuar edhe me Mbretin Charles.

“Është e shkëlqyeshme që ne mund të vazhdojmë bisedat tona”, tha Sunak në fillim të takimit me Bidenin.

“Kemi shumë gjëra për të biseduar. Marrëdhëniet tona janë të forta”, u shpreh Biden.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden dhe Sunak rikonfirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe biseduan për samitin e NATO-s që nis të martën në Lituani, e që pritet të dominohet nga lufta në Ukrainë.

Ata po ashtu biseduan për zhvillimet në Irlandën Veriore dhe për përpjekjet për të vazhduar përparimin në këtë çështje.

Para nisjes së vizitës, Biden ka paralajmëruar kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO tani, duke thënë se aleanca do të mund të futej në luftë me Rusinë për shkak të paktit të mbrojtjes së përbashkët të NATO-s.

“Nuk mendoj se unanimitet në NATO nëse duhet që Ukraina të futet në familjes e NATO-s, në këtë moment, në mes të luftës”, tha Biden për CNN të dielën.

Pjesëmarrja e Bidenit në samitin e NATO-s po ashtu vjen në kohën kur SHBA-ja është pajtuar që t’i dërgojë Ukrainës municione thërrmuese.

Përdorimi i këtyre municioneve është i ndaluar nga më shumë se 100 shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, pasi konsiderohen se kërcënojnë popullatën civile.

Municionet thërrmuese janë raketa dhe bomba që shpërthejnë në ajër mbi një objektiv dhe lëshojnë shumë pajisje të vogla shpërthyese.

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë nënshkruar Konventën për Municione Thërrmuese, që ndalon prodhimin, ruajtjen, përdorimin dhe transferimin e këtyre municioneve. /REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika