Biden: Tërheqja ishte gjëja e duhur për t’u bërë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se tërheqja e tij nga gara për rizgjedhje ishte "gjëja e duhur për t’u bërë" dhe i ka dhënë mbështetje Kamala Harris-it, duke kërkuar angazhimin e plotë të ekipit të tij për kandidaturën e saj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se vendimi i tij për t’u tërhequr nga gara për rizgjedhje, ka qenë “gjëja e duhur për t’u bërë”.

Biden i ka bërë komentet gjatë një bisede telefonike me ndihmësit e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike.

Këto ishin të parat prej tij, prej se u tërhoq nga gara më 21 korrik.

Ai i ka dhënë mbështetje zëvendëses së tij, Kamala Harris, e cila tani duhet të sigurojë nominimin e partisë si kandidate për presidente.

“E di që lajmi [për tërheqjen time] ishte befasues dhe i vështirë për t’u dëgjuar, por ishte gjëja e duhur për t’u bërë”, u ka thënë Biden përfaqësuesve të fushatës.

Ai ka theksuar se ekipi ka punuar “me shpirt” për ta ndihmuar atë që të qëndronte në detyrë edhe për një mandat të dytë, por shtoi se “nuk do të shkojë askund” dhe se do të mbetet “plotësisht i angazhuar” në fushatë.

“Shpresoj që ju t’i jepni Kamalës një pjesë të zemrës dhe të shpirtit tuaj, që ma keni dhënë mua”, u ka thënë Biden përfaqësuesve të fushatës.

“Ne ende duhet ta shpëtojmë këtë demokraci. Trump paraqet ende rrezik për këtë komb”, ka shtuar Biden, duke iu referuar kandidatit republikan për president, Donald Trump.

Zgjedhjet presidenciale në ShBA do të mbahen më 5 nëntor.

Biden, 81 vjeç, u tërhoq pas shqetësimeve në rritje për moshën dhe shëndetin e tij. / Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika