Biden uron Fitër Bajramin: Koha për ripërkushtim drejt paqes

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka reflektuar mbi krizën e vazhdueshme humanitare gjatë konflikteve në Gaza dhe Sudan, teksa ka shprehur urimet e Fitër Bajramit për myslimanët në mbarë botën

Presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reflektuar mbi krizën e vazhdueshme humanitare gjatë konflikteve në Gaza dhe Sudan, teksa ka shprehur urimet e Fitër Bajramit për myslimanët në mbarë botën.

Biden, përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ka postuar një fotografi urimi për festën e Fitër Bajramit.

Aty, ai po ashtu shkroi se teksa familjet dhe komunitetet myslimane mblidhen për Fitër Bajram, ata gjithashtu reflektojnë lidhur me dhimbjen e ndjerë nga shumë të tjerë.

“Mendja ime është me ata në mbarë botën që janë duke e përjetuar konfliktin, urinë dhe zhvendosjen, duke përfshirë vende si Gaza dhe Sudani. Tani është koha për t’iu përkushtuar punës për të ndërtuar paqen dhe për të mbrojtur dinjitetin e të gjithëve”, shkroi Biden.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika