Biden uron Suedinë: NATO-ja është më e fortë se kurrë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka uruar Suedinë për pranimin e saj si anëtarja e 32-të e NATO-s. Ai ka theksuar se Aleanca është më e fortë se kurrë, duke rikujtuar fjalët e ish-presidentit amerikan, Harry Truman, për krijimin e një mburoje kundër agresionit dhe frikës nga agresioni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, ka theksuar se është i nderuar ta mirëpresë Suedinë si anëtaren e 32-të NATO-s, duke u shprehur se tash Aleanca “është më e fortë se kurrë”.

Në rrjetin social X, Biden ka shkruar se siguria dhe mburoja transatlantike është më e fortë.

“Sot, kam nderin të mirëpres Suedinë si Aleatin e 32-të të NATO-s. 75 vjet më parë, kur u krijua NATO-ja, presidenti Truman tha se Aleanca ‘do të krijonte një mburojë kundër agresionit dhe frikës nga agresioni’. Kjo mburojë – dhe siguria transatlantike – është më e fortë se kurrë”, ka shkruar Biden.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka deklaruar se “uniteti dhe solidariteti” do të jenë “dritat udhëzuese” të Suedisë.

Ndërsa, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë mes të tjerash se “gjërat e mira vijnë për ata që presin”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar në një deklaratë në X se Suedia sjell me vete “forca të armatosura të afta dhe një industri të mbrojtjes të klasit të parë” dhe se aleanca ishte bërë “më e fortë dhe më e sigurt”.

Suedia aplikoi për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 – por kërkesa e saj u bllokua nga dy anëtarë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika