Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, kanë vizituar qytetin Uvalde të Teksasit, ku teksa janë takuar me banorët, kanë vizituar edhe një memorial kushtuar 19 nxënësve dhe dy mësimdhënësve që mbetën të vrarë nga sulmi në një shkollë fillore.
Për Biden, kjo është hera e dytë që brenda dy javëve të fundit viziton dy qytete amerikane për të ngushëlluar banorët pas të shtënave masive.
Biden ka vendosur lule të bardha pranë shkollës ku kishte ndodhur sulmi.

Më 28 maj, gjatë një fjalimi në Universitetin e Delauerit, Biden kishte deklaruar se “ligësia erdhi në klasat e shkollës fillore në Teksas dhe në atë dyqan ushqimor në Nju Jork, në shumë vende ku kanë vdekur njerëz të pafajshëm”, shkruan CBC.
“Ne duhet të qëndrojmë të fortë. Ne nuk mund të zhdukim tragjedinë, e di, por ne mund të sigurohemi që amerikanët të jenë më të sigurt”, kishte thënë ai.
E gjithë ngjarja kishte ndodhur në Uvalde, në jugperëndim të shtetit, ditën e martë të 24 majit.

Autori i armatosur nga Uvalde, ka qëlluar dhe ka vrarë në mënyrë të pakuptueshme 21 persona, pastaj edhe 18-vjeçari u vra nga oficerët kundërpërgjegjës, ka thënë Abott.
Spitali përkujtimor në Uvalde ka bërë të ditur se janë pritur 13 fëmijë me ambulancë për trajtim, ata kanë bërë të ditur se dy studentë vdiqën, ndërsa në një spital tjetër, në Spitalin Universitar, një grua 66-vjeçare ishte në gjendje të keqe.
Ky sulm erdhi disa ditë pas sulmit në një supermarket në Buffalo të New York-ut, ku ishin vrarë rreth 10 persona.