Bideni letër Vuçiqit, i përmend kompromise për Kosovën: Marrëveshja, hap kyç për stabilitet në rajon dhe Evropë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka inkurajuar Serbinë që të Serbinë të bëjë hapa përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin

Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka inkurajuar Serbinë që të bëjë hapa përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromise kur të jenë të nevojshme, me synim që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut.

Në një letër drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Bideni ka garantuar se SHBA-ja do të punojë ngushtë me Serbinë e Kosovën dhe BE-në në dialog.

“Inkurajoj Serbinë të bëjë hapa përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromise kur të jenë të nevojshme, me synim që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në letrën e Bidenit për Vuçiqin, e publikuar nga uebfaqja e Presidencës në Serbi.

Presidenti amerikan ka thënë se Serbia u është bashkuar 140 vendeve demokratike të botës në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Është e rëndësishme që të mbetemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe ta dënojmë luftën brutale të Rusisë”, vijon letra e tij.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika