Bie ashensori në një ndërtesë në lagjen “Emshir” – lëndohen tre nga nëntë personat që ndodheshin brenda

Për arsye ende të panjohura, mbrëmë rreth orës 19:00 ka rënë ashensori i një ndërtese në rrugën “Hysni Gashi” në lagjen "Emshir" të Prishtinës. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, tre persona kanë marrë tretman mjekësor nga nëntë që ndodheshin në ashensor

Fotografi Ilustruese

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rënies së ashensorit në njërën nga ndërtesat në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se në momentin e rënies së ashensorit brenda kanë qenë nëntë persona.

“Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën ‘Hysni Gashi’, ku janë lënduar 3 nga 9-të personat, të cilët ishin në një ashensor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika