Çmimi i naftës për litër të mërkurën e 14 shtatorit do të jetë një euro e 68 centë.
Kështu bëhet e ditur në publikimin e përditshëm të çmimeve tavan për derivate të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është vetëm një cent më lirë sesa të martën.
Çmimi tavan i benzinës është një euro e 35 centë për litër, çmim ky që nuk ka lëvizur nga e marta.
Ndërsa, çmimi maksimal për gaz është 0.76 euro, që po ashtu nuk ka lëvizur nga dita paraprake.
Këto çmime vlejnë 24 orë nga koha e publikimit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.
Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve, dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që shesin derivate.