Bie fasada e një ndërtese në Skenderaj si pasojë e motit të keq

Qyteti i Skenderajit gjatë ditës së sotme [e martë] është përfshirë nga moti i lig.

Pas reshjeve të mëdha të shiut është dëmtuar fasada në këtë ndërtesë.

Sokol Hoxha, shef i Sektorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Skenderajit ka deklaruar se ka dëme minimale materiale.

Ndryshe, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë thirrje për shmangie të shëtitjeve dhe punëve në natyrë gjatë ditës së sotme, pasi që pritet të ketë ndryshim të motit në troposferë.

Andaj ka bërë thirrje që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijohet kaos në komunikacion e poashtu qytetarët tu shmangen shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje, pasi sipas institutit ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara edhe reshje breshëri dhe erëra të fuqishme.

“Kujdes të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta, sepse rrufeja i godet në tufë, për shkak të disa faktorëve specifik, përçueshmërisë së lartë dhe afërsisë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimetër të gjerë”, përfundon njoftimi i IHMK.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika