Bie fluksi i pritjeve në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Fluksi i njerëzve që presin në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë ka rënë ndjeshëm

Foto ilustrim

Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë, të cilat zakonisht shënojnë rritje gjatë ardhjes së bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, këtë të martë duket se kanë rënë ndjeshëm.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK,) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mëngjesin e sotëm situata në pikat kufitare është e qetë, me kohë pritje të shkurtër.

Hyrjet nga Serbia në Kosovë zgjasin vetëm 5 deri në 10 minuta.

Ndërsa në pikën e Merdarës, pritjet janë edhe më të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta.

Raporti i përditësuar nga QKMK në orën 08:00 tregon se edhe në pikat tjera kufitare nuk ka vonesa të theksuara.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika