Bie indeksi i përgjithshëm i inputeve në bujqësi

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)  ka publikuar të premten e dhjetë nëntorit Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për tremujorin e tretë 2023, i cili bazohet në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.

Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të vitit 2023, indeksi i input 1 ka rënie për 11.3%, krahasuar me periudhën e njëjtë 2022. Ndërsa, indeksi i Input 2 ka rritje 4,3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input 1+Input 2) ka rënie për 4.5%, krahasuar me periudhën e njëjtë 2022.

Indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input 1+Input 2)

Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK.

Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për Indeksin e Çmimeve të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (input 1) dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (input 2).

Indeksi i çmimeve të inputeve TM3 2015 – 2023, (2015 = 100)

Brenda grupit input 1, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtje e materialeve, mirëmbajtje e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera.

Ndërsa, sa i përket input 2, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa të tjera (ndërtesat jorezidente të fermës, punë të tjera, përveç përmirësimit të tokës).

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika