Bie me veturë në lumin Ibër, policia e gjen në mëngjes pa shenja jete

Në rrugën nacionale Leposaviq – Mitrovicë një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor

Ilustrim

Një rast tragjik ka ndodhur të hënën e dy janarit në rrugën nacionale Leposaviq – Mitrovicë, ku si pasojë e një aksidenti trafiku një person e ka humbur jetën.

Policia ka njoftuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve jo të përshtatshme atmosferike apo mjegullës.

Shoferi, të cilin policia ende nuk e ka identifikuar, e kishte humbur kontrollin duke përfunduar në lumin Ibër.

Me të marrë lajmin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kosovës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë.

Trupi dhe vetura e të ndjerit janë gjetur tek në mëngjes, kur edhe është konstatuar se drejtuesi i makinës ka ndërruar jetë.

 “Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur) dyshohet për  shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë. Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrë automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika