Bie nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48-vjeçari në Prizren

Një 48-vjeçar nga Prizreni humbi jetën pasditen e së premtes, pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili, ka bërë të ditur Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka  marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një punëtor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku nuk mundi të iu mbijetojë plagëve të marra.

Viktima është J.K., i moshës 48 vjeçare nga Prizreni. Për rastin është  informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Bytyqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika