Bie nga lartësia në vendin ku punonte, humb jetën një person

Një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte  rënë nga një lartësi

Policia e Kosoves, uniforma

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra pas rënies nga një lartësi teksa ishte duke punuar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën e 14 gushtit në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ky rast në raportin e policisë është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika